“Kur t’iu them unë, qëlloni në trup!”, Hoxha: Komandati i Gardës hyri në Kryeministri, pasi doli dha urdhër

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar detaje ekskluzive për “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, në lidhje me tragjedinë e 21 Janarit.

 

Hoxha ka sjellë një audio regjistrim të komunikimit të Gardës, ku janë dhënë edhe urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit.

 

“Disa ditë më parë kam qenë në familjen e Alks Nikës, dhe i kam dhënë këtë regjistrim, për ta qetësuar edhe shpirtërisht babin e tij. Ia kemi lënë në dorë familjes që ta çojnë në Prokurori dhe SPAK.

 

Ne dëgjuam Bashën dhe Berishën që u përplasën para një viti për 21 Janarin. Basha premtoi se do dëshmojë për 21 Janarin, por akoma nuk ka dëshmuar.

 

Komunikimi që ka ndodhur para tragjedisë.

 

Nga komunikimet kam kuptuar që komandanti i Gardës i është kërkuar të hyjë në Kryeministri, pasi ka dalë ka filluar komunikimi:

 

Komunikimi në radio, në videon e “Xhungël.al”:

 

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.

 

Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”

 

“Dëgjoj, dëgjoj.”- përgjigjet Hoxha”, është shprehur gazetari Hoxha për Zona Zero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...