“Kam kënduar që para martese por…”, Vida Kunora tregon pse njihet vetëm me mbiemrin e bashkëshortit

Vida Kunora ka bërë për vete publikun shqiptar me zërin e saj të mrekullueshëm, ajo është këngëtare e muzikës popullore e cila jetën e saj e ka të ndarë mes Shqipërisë dhe SHBA. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ka treguar se si ka nisur karriera e saj.

 

Këngëtarja ka treguar se ka filluar të këndoj para martese, pavarësisht se ajo njihet vetëm me mbiemrin e bashkëshortit,sipas saj më herët daljet e saj kanë qenë shumë të kufizuara për shkak të mentalitetit dhe duke qenë se ishte motra e katër vëllezërve, në çdo dalje të sajën shoqërohej nga njëri prej tyre.

 

Rudina Magjistari: Sa vite po bën që këndon Vida?

 

Vida Kunora: Kam filluar të këndoj që para martese, por duke qenë se jam rritur në fshat me katër vëllezër…

 

Rudina Magjistari: Mu duk interesante, se kisha dëgjuar ndonjëherë këtë përgjigje kam filluar të këndoj që para martese, zakonisht këndojnë pas martese?

 

Vida Kunora: Jo, unë kam kënduar që e vogël, por nuk më kanë lënë të dal shumë, se të jesh në fshat e me katër vëllezër…

 

Rudina Magjistari: Po pse e përcaktove?

Vida Kunora: Po se këto gjëra janë patriarkale.

 

Rudina Magjistari: Pra prindërit nuk është se të shtynin shumë?

Vida Kunora: Ishte opinionin atëherë, nuk më kanë lënë të dal shumë dhe kur kam dalë ma kanë lënë gjithmonë një vëlla mbrapa.

 

Rudina Magjistari: Kështu që në përgjithësi një pjesë e mirë priste të martohej me shpresën se burri do ishte më mendjehapur dhe do e mbështeste në dëshirën për t’u marrë me art?

 

Vida Kunora: Daljet e mia para martese kanë qenë të kufizuara, ose një koncert, ose ndonjë festival. Ndërsa pas martese unë u martova me një regjisor. Prindërit e mi thonë të shkoj ku të dojë se tani e ka marrë burri. Vetëm atëherë kam filluar ta shijoj këtë profesion.

 

Rudina Magjistari: Ajo po ashtu ka ndarë mes shumë batutave se si e ka njohur bashkëshortin e saj të cilin e ka quajtur si mbështetësin e saj më të mirë. Historia e saj

 

Vida Kunora: Si u njohët me bashkëshortin?

 

Rudina Magjistari: Kur u martova unë im shoq punonte regjisor në pallatin e kulturës në Lezhë. U njohëm në një koncert që organizohej në Hanin e Hotit. Unë këndoja dhe bëja edhe moderatoren, se kam mbaruar dhe Gjuhë-Letërsi dhe të folmen “e kam të leme nuk e kam të bleme”. Aty u njohëm. Në një moment rrugët tona u ndan. Ai u fejua me dikë tjetër, unë vazhdova shkollën e lart për Gjuhë-Letërsi, sepse ishte më mirë për prindërit të bëhesha mësuese se sa të këndoja. Pasi mbarova shkollën u pamë prapë në një kurs. Krahas shkollës së gjuhë letërsisë bëja edhe një kurs muzike. Ai erdhi aty me një kushëri timin, aty u pamë, ishte ndarë nga e fejuara, ai ishte fati im, e unë fati i tij. Madje ai ka pasur më shumë fat me mua se unë me të./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...