Genti tregon disa të ‘vërteta të fshehura’’ mbi ‘sëmundjen’ e Luiz Ejllit: Ai nuk ka gënjyer!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur njëkohësisht edhe një nga ish-banorët e shtëpisë së “BBV2”, Gent Hazizi.

 

Ai nuk ka folur vetëm për eksperiencën e tij por është ndalur edhe tek një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni, Luiz Ejlli.

 

“Unë nuk mendoj që Luizi ka gënjyer. Kjo nuk ka lidhje sepse Luizi vuri në pozitë të vështirë produksionin. Në qoftë se ti ke nënshkruar në deklaratën që na dhanë ne, aplikimin që ishte dhe thuhet që “A ke sëmundjen të pashërueshme?

 

Ke sëmundje ngjitëse?”, Luizi aty ka shkruar jo, unë e thashë edhe në ‘Prime’ se njeriu mund të ketë dhe frikë. Shiko, të gjithë ne e kemi ndonjë sëmundje dhe kemi frikë se mund të vdesim. Edhe sikur Luizi të ketë patur këtë, ai është një lojtar shumë i fortë dhe e dua fort.

 

Biles me Luizin do bëjmë shfaqje, se e kam ftuar në ‘stand-up’-in tim të radhës, besoj që me këtë situatë që po shkojmë mund të bëj me Luizin një ‘stand-up’ crazy brother. Po mendohem dhe po e shkruaj që kur të dali, mezi po e pres. Më ka nominuar ‘best man’ pra më do në dasmën e vet më Kiarën që do ta kurorëzoj në Katedralen e Shkodrës”, është shprehur Genti.

 

Aktori gjithashtu ka zbuluar se ka në mendje edhe një projekt me këngëtarin e njohur, Ylli Bakën. Bëhet fjalë për këngën “Kapedan”. Gjithësesi na mbetet të presim deri sa aktori dhe këngëtari ta realizojnë këtë projekt që edhe ne të kemi mundësi që ta dëgjojmë.

 

Genti gjithashtu ka zbuluar se gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka lënë përgjysmë edhe serialin e ri i cili ishte duke xhiruar serinë e tij të gjashtë. Aktori nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kastit por tha vetëm se ka aktorë mjaft të njohur dhe sidomos disa që janë edhe pjesë e Top-it.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...