Shqiptari nuk rri dot pa kafe, nuk e ndalon as shiu i rrëmbyeshëm (video)

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit me reshje të dendura shiu dhe bore, kryesisht në zonat malore.

 

Reshje të dendura shiu kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve të brendshme në qytetin e Lezhës. Qytet nga i cili, Euronews ka mundur të sigurojë dhe një video jo fort të zakontë.

 

Një person shihet duke dalë nga ambientet e një lokali në Lezhë, me çizme dhe çadër. Ai sfidon vërshimin e ujit në rrugë për të transportuar me tabaka kafet e mëngjesit.

 

Nderkohe kujtojme se Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës, do të bëhet mbyllja e 56 shkollave në të gjithë territorin e vendit.

 

Përmes një postimi në facebook Kushi bën me dije se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.

 

Sipas ministres, të gjitha strukturat e ministrisë janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...