Ish-deputeti i PD-së nuk përmbahet, sulmon ashpër Berishën: Është në hall të madh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, komentoi në një emision televiziv situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

 

Haklaj tha se ish-kryeministri Berisha dhe deputetët që e mbështesin atë janë në hall të madh, pasi ndodhen në një krizë politike, diplomatike dhe juridike.

 

Sipas tij pasi ata nuk kanë shumicën e mbështetjes brenda PD-së, pasi shumica është e heshtur.

 

“Berisha u bën thirrje turmave siç ka bërë gjithmonë për të realizuar qëllimet e veta personale pasi është në hall të madh. Erdhi me sloganin për hapjen, forcimin dhe bashkimin e PD-së. Kjo gjë nuk ndodhi. Sali Berisha është në hall të madh dhe foltorja është në hall të madh pasi janë në krizë politike, juridike dhe diplomatike. Është në krizë politike pasi zoti Berisha nuk ka shumicën siç pretendon, pasi shumica është e heshtur.

 

Është në krizë diplomatike pasi askush nuk e njeh dhe është në krizë juridike se gjykata nuk e njeh. Partia Demokratike ka për detyrë të shembë muret e korropsionet të cilat e shpallën non-grata Berishën”, tha Haklaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...