“Tashmë është një engjëll”, Ardit Gjebrea ndan lajmin e trishtë: Ishte vetëm 18 vjeçe

NGA ARDIT GJEBREA/ Tashmë është një engjëll! 18 vjeç… deri në fund me buzëqeshjen e saj karakteristike, Gerta Allushi ndahet nga jeta në një spital në Itali ku jetonte me familjen pas një sëmundje të rëndë që e zbuloi që 14 vjeç.

 

Edhe pse nuk i njoh, i shpreh ngushëllimet më të ndjera.familjes! Por ajo që më bëri përshtypje, është letra që e vogla la dhe dëshira e saj për të studiuar dhe vijuar jetën, njësoj si më parë. Mund ta lexoni më poshtë:

 

“Një gjë për të cilën shpesh jam qortuar nga familja dhe njerëzit e mi të dashur, por për të cilën në të njëjtën kohë edhe lëvdohem, është fakti që vijova të studioj dhe të bëj atë që bëja gjithmonë, në çdo moment të sëmundjes, edhe në ato më të vështirët.

 

Kam menduar gjithmonë që ishte e vetmja zgjedhje që kisha, fundja i thoja vetes, jam adoleshente, çfarë mund të bëj tjetër?! Nuk doja në asnjë mënyrë që të ndihesha ndryshe, apo thjeshtë të më shihnin si një vajzë të sëmurë, edhe ndonëse isha.

 

Tani që e mendoj, mundesha fare lehtë që t’i lija të gjitha në pauzë, sepse kisha mjaft gjëra për të menduar e për të pësuar. Por çfarë kuptimi do të kishte patur? Thjesht, do isha mbyllur në vetvete dhe të lija sëmundjen që të merrte më të mirën nga unë, të më dënonte… dhe të më brgoste.

 

Ndaj vendosa të vijoj të bëj jetën time si gjithmonë, të studioj, të takoj miqtë e mi, të shqyrtoj çdo mundësi aktiviteti që më ofrohej, ndonëse me disa kufizime. Nëse nuk do ta kisha bërë këtë, do e kisha privuar veten nga shumë momente, njohje dhe eksperienca që më ndryshuan mua si njeri dhe këndvështrimin tim për gjërat.

 

Mendoj se ka qënë një zgjedhje që më ka dhënë mundësinë të jem e lirë, që ta jetoja jetën që do kisha jetuar nëse nuk do isha sëmurë dhe të mos e lejoja sëmundjen që të më kushtëzonte. Nuk mund të them se gjithçka ka qenë e thjeshtë, madje me raste jam sforcuar më shumë sa duhet, por kur e mendoj, them që ia ka vlejtur. Vendosa të jem e lirë, të ekzistoj dhe të jetoj pavarësisht sëmundjes”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME