Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike në botë, Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit”

Sopronoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është nderuar me çmimin e veçantë nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”.

 

Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, Jaho, ka arritur që të “rrëmbejë” çmimin e rëndësishëm si “Artistja e Vitit”.

 

Ky lajm është bërë me dije nga vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

 

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe vetë Ermonela e cila shprehet e nderuar dhe e vlerësuar për marrjen e këtij çmimi.

 

“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.

 

Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...