Tejkalohet jashtë çdo logjike! Tea: Edhe po ti kishte marrë jetën Kejvina Luizit…

Mbrëmjen e djeshme me anë të një zarfi të bardhë “Big Brother” i ka organizuar një lojë banorëve.

 

Loja konsistonte në organizimin e një gjygji ku roli i gjykatësit i ishte caktuar Bjordi Mezinit ish konkurentit të “BBV2”, i pandehuri ishte këngëtari Luiz Ejlli me avokate mbrojtëse Kiara Titon dhe pala paditëse ishte Kejvina Kthjella me avokate Tea Trifonin, juria gjykuese ishte pjesa tjetër e banorëve.

 

 

Por kjo “lojë” u doli jashtë kontrollit banorëve dhe përshkallëzoi në një debat midis Luizit, Kejvinës dhe Kiarës. Ku kjo e fundit përfundoi deri në lot nga presioni i shkaktuar nga banorët.

 

Përveçse sjelljes dhe komunikimit të Kejvinës që ishte e pa justifikueshme, dhe pritet që të merret një masë ekstreme për të nga ”vëllai i madh”, deklarata që Tea tha gjatë lojës i ka shokuar të gjithë.

 

“Sipas kodit penal të Shqipërisë dhe nëse Kejvina do ta vriste Luizin, ajo maksimumi do të dënohej më 7 vite burg. A e kuptoni sa e rëndë është ajo që ka bërë Luizi?” – Tea i drejtohet banorëve.

 

 

Pra Tea po justifikonte Kejvinën duke barazuar 7 vite burg më një “ofendim” banal që Luizi i bëri Kejvinës, dhe pse ai deklaroi se i’a kishte thënë pa të keq dhe i kërkoi falje familjarëve të saj nëse ishin ndjerë të ofenduar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME