“Pritje armiqësore”/ Alarmohet media serbe: SKANDAL! Flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës vihen në hotelin ku do të qëndrojë Vuçiç

Ditën e djeshme, ka nisur Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku pjesmarrës do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mirëpo, para mbërritjes së këtij të fundit, mediat serbe kanë botuar një artikull, duke e quajtur skandal.

 

‘Alo.rs’ shkruan se para ardhjes së Vuçiç ka ndodhur një skandal. Përballë hotelit ku supozohet të qëndrojë presidenti i Serbisë gjatë konferencës në Davos, gjenden flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

 

Në mes të Davosit promovohet “Shqipëria e Madhe”?! Është padyshim një pritje armiqësore për presidentin e Serbisë! Shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do të bënte diçka të ngjashme? Kjo për shkak se një skandal me përmasa të papara. Është e qartë se Shiptari e ka pritur me armiqësi Vuçiçin dhe nikoqiri nuk reagon.’- shkruhet në artikull.

 

Më 19 Janar Rama do të flasë së bashku me presidentin serb për ndihmën që i jep BE-së jetëzimi i komitetit politik europian.

 

Në takim do të jenë edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz, Kryeministri holandez Mark Rutte, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...