Mukades Çanga “Zonja e këngës shkodrane”

Nga Mario Gjini

 

E kanë quajtur gjithnjë si “Zonja e këngës shkodrane” dhe karriera e saj në muzikën popullore po i mbush 50 vite dhe sukseset i ka të shumta. Në shtëpinë e artistes Mukades Çanga duket sikur edhe muret që e rrethojnë “flasin” përmes fotografive që qëndrojnë varur me kujtime të shumta nga karriera e saj, e mbushur me nderime dhe vlerësime ndër vite.

 

Këngëtarja e njohur i kujton shumë mirë fillimet e saja në skenë si dhe personat që e kanë mbështetur atë.

 

 

Përveç sukseseve, ka patur edhe momente të vështira por Mukades Çanga ka ditur gjithnjë t’i përballojë ato.

 

 

Mbështetja e bashkëshortit të saj, Sabah Baxhës ka qenë e vazhdon të jetë gjithnjë e madhe.

 

 

Karriera e saj gjysëm shekullore u vlerësua në fund të vitit që lamë pas përmes një VKM që i jep disa figurave dhe personaliteteve me një kontribut të veçantë në fushën e artit, mes tyre dhe këngëtares, pension të veçantë nga shteti. Artistja shkodrane ndihet falenderuese ndaj të gjithëve që e kanë përkrahur atë.

 

 

Mukades Çanga mbetet shembulli i një artisteje aktive në të gjitha veprimtaritë artistike të trupës profesioniste dhe të shumë të tjerave ku ajo vazhdon të marrë pjesë dhe që organizohen në Shkodrën e saj, së cilës me aq pasion i këndon.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...