Shkodra simbol i harmonisë fetare/ Komunitetet fetare në Shkodër vlerësojnë harmoninë mes njëri-tjetrit

Në Shkodër festat fetare janë festë për gjithë qytetin, atmosfera e të cilave mbizotëron kudo.Në kuadër të Ditës Botërore kushtuar besimeve fetare komunitetet në Shkodër kanë përcjellë mesazhin e paqes, tolerancës dhe harmonisë.

 

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Teologu Arben Halluni e vuri theksin tek liria e besimit që sipas tij duhet të ruhet, të cmohet dhe kultivohet ndër breza. Halluni përmendi kontributin e vyer të Hafiz Sabri Kocit dhe Dom Simon Jubanit për rikthimin e fesë e besimit në vendin tonë të cilët janë një vlerë e madhe kombëtare e vendit.Në bashkëjetesën mes komuniteteve fetare, qyteti i Shkodrës zë një vend të veçantë. Ndaj toleranca fetare s’ka si të mos jetë e shkëlqyer tha teologu Halluni.

 

Dom Emilio Valente përfaqësues i Kishës Katolike në Shkodër njëherazi famullitar i fshatit Bardhaj thotë se harmonia fetare në këtë qytet është e hershme dhe kjo sipas tij është një vlerë e shtuar e cilla nuk duhet të shuhet asnjëherë.Mesazhi që Dom Emilio përcjell është dialogu dhe harmonia për të bashkëjetuar me njëri-tjetrin.

 

Që prej ditës së parë kur u ideua përcaktimi i një dite botërore të Besimeve Fetare qëllimi kryesor ishte që të gjenden urat për një komunikim ndërfetar, të respektohen besimet dhe kulturat e tjera dhe mbi të gjitha, fokusi tek ajo që na përbashkon me synimin për të ndërtuar një shoqëri më të mire.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...