Shkodra nuk futet ne kafaz, se nuk ka kafaz ta mbaje

Shkodra është dashni, kulturë, humor, burrni, nder, eshte finesë, eshte fisnikeri, muzikë, melodi, është lum, është liqen është malësi. Shkodra nuk pushtohet, as kapet, as futet nën mëngë, as blihet, as shitet, as manipulohet, as i ulen pantallonat, as i ngrihet fustani, as ndryshohet as futet në thes por as në burg me pesë yje.

Më falni që nuk dita ta përshskruaj. Shkodra është shumë më e bukur, më e ëmbël dhe më e madhe se kaq sa thashë!

Shkodra nuk e nderron bicikleten me limuzine, sepse bicikleta eshte kulture, limuzina eshte para dhe kultura eshte me e forte se paraja!

Shkodra nuk futet në kafaz, sepse asnjë ushtri, asnjë luftë, asnjë diktator, nuk ka mundur të mbajë Shkodrën në qeli. Shkodra është bilbil që jeton vetëm në liri, dhe nuk e shkëmbën lirinë, as me kafazët me pesë yje të ustallarëve!

Shkodra nuk futet ne kafaz, se nuk ka kafaz ta mbaje!

Nga: Kreshnik Osmani

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...