NJË VIT PA RAMAZAN RRAGAMIN, “YLLI” QË LIND NJËHERË

Një vit më parë Ramazan Rragami, një emblemë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar u nda nga jeta. Në këtë 1-vjetor familja e mjeshtrit të futbollit organizoi një ceremoni përkujtimore mes emrave të shquar të sportit të futbollit, familjarëve e miqve të Rragamit të madh. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se në nder të kësaj figure, sheshi përpara stadiumit “Loro Boriçi” do të marrë emrin Ramazan Rragami.

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri vlerësuan kontributin e Ramazan Rragamit në futbollin shqiptar. Ish futbollistë e ish trajner që arritën suksese sëbashku me Ramazan Rragamin mes emocionesh kujtojnë figurën e njërit prej korifejve të futbollit i cili shënoi 7 gola në një ndeshje përmes penalltive si dhe çoi kombëtaren e Shpresave mes 8 më të mirave të Europës si trajner. Në emër të familjes bashkëshortja e të ndjerit Ramazan Rragami, Behije Rragami falenderoi për nderimin në këtë ceremoni përkujtimore.

 

Ramazan Rragami, nje legjende e futbollit shqiptar ndërroi jetë në janarin e vitit të kaluar pas një sëmundje që e mundonte prej kohësh. Rragami u kthye në një emër të rëndësishëm të futbollit shqiptar duke fituar trofe si trajner e lojtar ndërsa bëri paraqitje dinjitoze edhe në ndeshjet ndërkombëtare.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME