Ndërhyrje e vështirë në tru me pacientin zgjuar, mjekët e QSUT-së shpëtojnë 24 vjeçarin

Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

 

Mjekët e Neurokirurgjisë kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndarë një video në Facebook.

 

“Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, është realizuar me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.”, shkruan Manastirliu.

 

Mjekët zbuluan tumorin në trurin e të riut pak vite më parë por ndërhyrjen vendosën ta kryejnë së fundmi.

 

Siç shpjegon mjekja në video, tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës.

 

Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24 vjeçarin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...