Kush është shqiptari që organizoi arratisjen spektakolare nga furgoni i policisë. Emri

Maqedonia e Veriut- Nje arratisje spektakolare ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Memeti është i dënuari i dyshuar, i cili u arratis teksa po trasnportohej nga burgu i sigurisë së lartë Idrizova në spitalin “Nënë Tereza”.

 

 

Memeti i cili rezulton i dënuar me 40 vjet burg për vrasje, mësohet se kishte planifikuar në detaje arratisjen e tij. Dyshohet se ai është ndihmuar nga persona brenda burgut për të inskenuar arratisjen, si edhe nga persona të tjerë në vendin e ngjarjes që bënë të mundur largimin e tij me një automjet tip Audi.

 

Sipas mediave maqedonase, i dënuar i ka shkaktuar lëndime vetes dhe ka kërkuar transportimin në spital për mjekim të specializuar.  Gjatë dërgimi në spital persona të armatosur i kanë bërë pritë furgonit të burgjeve ku ndodhej Bekim Memeti. Më pas ky i fundit ka arritur t’i marrë armën shoferit të mjetit dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur. Efektivi i burgjeve H.I., është dërguar në spital për mjekim të specializuar, ndërsa s’dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

 

 

Personat e armatosur dyshohet se e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe dyshohet se kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do të transportonin të Bekim Memetin, si edhe intinerarin e lëvizjes.

 

Vrasja për të cilën është dënuar i arratisuri ndodhi në Reçicë e Vogël në vitin 2016. Ai u dënua në mungesë dhe në vitin 2020 u arrestua në Berlin të Gjermanisë dhe më pas u ekstradua.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...