MISHAVINA, PRODUKTI EKSKLUZIV LOKAL I ZONËS SË KELMENDIT

Të vizitosh veriun gjithnjë mbetet një nga ato alternativat mjaft të mira që duhen marrë në konsideratë. Nga Shkodra për të marrë rrugën për në Tamarë të Kelmendit të duhet jo më shumë se një orë për të mbërritur.

 

Rruga të ofron bukuri mahnitëse ndërkohë ndalesa në qendër të Tamarës të jep një ndjesi të paqtë. Në restorantet e zonës ofrohen gatime tradicionale dhe të veçanta siç është djathi mishavinë e cila është një recetë tradicionale e zonës si edhe trofta e egër ku me këtë lloj peshku kelmndasit krenohen me të. Gjergj Shabaj pronar I bar-restorant “Te Cemi” tregon se pikërisht mishavina si edhe trofta e egër janë dy nga ushqimet më të kërkuara e gjithashtu ua sugjerojnë të gjithëve për ti konsumuar.

 

Mishavina është një djathë që vetëm zona e Kelmendit e bën dhe madje mund ta quajmë si ekskluzivisht të tyre. Ndërkohë edhe trofta e egër që më të freskët nuk mund ta gjeni askund tjetër përveç se të peshkuar nga lumi Cem që përshkon të gjithë zonën. Ky lloj peshku kurdo herë të vjen super I freskët në pjatë po të vizitosh Tamarën.

Ndaj pse jo le të jetë kjo një thirrje dhe një ftesë për të gjithë ju që akoma nuk e keni provuar magjinë e kësaj zone e natyrisht tashmë do dini edhe ku të shkoni për të drekuar apo darkuar. Restorant “Te Cemi” përveç ushqimit fantastik e tradicional do tu ofrojë edhe ndjesinë e rehatisë… aq rehat dhe këndshëm do ndiheni saqë do ju duket sikur jeni në shtëpinë tuaj kjo pasi vetë pronarët e këtij restoranti janë shumë miqësor dhe të dashur.

 

Tamara qendra e njësisë administrative të Kelmendit që prej vitit 1935 është pika lidhëse me fshatrat turistikë të Lëpushës dhe Vermoshit në Alpe por që pas rikonstruksionit disa vite më parë është kthyer në një destinacion turistik më vete që po tërheq gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...