Ramën e puthin në ballë gjatë darkës me disa figura të shquara të kulturës, sportit dhe artit

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme organizoi një darkë në Pallatin e Brigadave me figurat e shquara të kulturës, artit dhe sportit.

 

Ka qenë vetë kryeministri ai i cili ditën e sotme ka ndarë disa momente të shkëputura nga kjo darkë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krah fotove ka shkruar se ka qenë një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë.

 

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama.

 

Ka qenë ministrja Elisa Spiropali që ka ndarë disa foto nga kjo darkë, teksa shkruan se personalitete e ftuara kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për një shoqëri më të mirë.

 

“Pallati i Brigadave – Në darkën e organizuar nga Kryeministri Edi Rama me figura të shquara të kulturës, artit dhe sportit, të cilët në sajë të kontributit të tyre të rëndësishëm kanë ndikuar për një shoqëri më të mirë” shkruan ajo në postimin e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...