“BETLEHEMI I GJALLË” MAGJIA E KRISHTLINDJES NË SHKODËR

Famullia e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Hajmel te Shkodres ka realizuar “Betlehemin e gjallë” tashmë e kthyer në një traditë të përvitshme.

 

Që në hyrje përfshihesh nga një ndjesi harmonie dhe paqeje që të mbush zemrën. Me pjesëmarrjen e mbi 250 personazheve të ndryshem, të gjithë në mënyrë vullnetare janë bërë pjese e “Betlehemi I gjallë” për të sjellë pranë njerëzve shpirtin e festës dhe dashurinë ndaj zotit.

 

Punime me dorë, qilime të rrallë, ushqime tradicionale të zonës, kërcime nga të mëdhenj e të vegjël…një atmosferë e veshur plotësisht si të ishim në Betlehemin e viteve 800, edhe përmes veshjeve të veçanta të kohës.

 

Interesi I vizitorëve të shumtë është maksimal e për vetë aktorët vullnetar kjo është një ndjesi shumë e bukur. Stafi i shkoder.info sjell atmosferën e mrekullueshme si edhe impaktin e vetë pjesëmarrësve të ndryshëm të cilët përcjellin edhe urimet e tyre të përzemërta për të gjithë shqiptarët.

 

Një eksperiencë unike që do ta shijoni në cdo moment që do kaloni në brendësi të tij. Nuk është diçka vetëm religjoze, por edhe kulturore e cila u hap mbrëmjen e 26 dhjetorit por për ata që nuk arritën ta shijonin “Betlehemi I gjallë” do të jetë I hapur edhe në datën 1 janar 2023 nga ora 16 deri në orën 20.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...