“Kurohej nga sytë, por kishte tumor në tru”, Adriana rrëfen humbjen e motrës: E kishim si nënë të dytë

Adriana është një grua nga Pogradeci, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali me bashkëshortin e 3 fëmijët e saj. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Adriana tregon se familja e saj ku ishin 10 fëmijë, ka humbur 2 motra e 2 vëllezër. Goditja më e rëndë për familjen ishte vdekja e motrës së madhe, e cila ka ndërruar jetë 3 vjet më parë për shkak të një tumori në tru.

 

Adriana: Kam humbur 4 persona në familjen tonë. 2 motra dhe 2 vëllezër.

 

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi?

 

Adriana: Aksidente e gjëra kështu. Mirëpo aksidenti më i madh për prindërit e mi ishte kjo e fundit për motrën time që ishte me kancer në tru.

 

Ardit Gjebrea: Ku jetonte motra?

 

Adriana: Motra jetonte në Pogradec. 10 fëmijë që ishim ne, vetëm 2 motra jetonin me prindërit në Porgradec, të gjithë ishim jashtë shtetit.

 

Ardit Gjebrea: Edhe vëllezërit?

 

Adriana: Po, vetëm 2 motra jetonin. Kjo motra e madhe që ishte e sëmurë që ne nuk e dinim, kurohej nga sytë dhe nga tensioni.

 

Ardit Gjebrea: Kishte kohë që vuante?

 

Adriana: Prej tensionit kishte nja 4 vjet, kurse nga sytë e zbuloi shumë vonë sa kur vinim që bënim vizita, ata i jepnin mjekime për sytë, nuk i thoshin se ke diçka, por kjo sa herë vinte, smëundja po i bllokonte shikimin.

 

Ardit Gjebrea: Por çfarë kishte në të vërtetë?

 

Adriana: Ajo kishte një tumor në tru që arriti ai tumori u zmadhua dhe po i bllokonte shikimin e syve.

 

Ardit Gjebrea: Nuk bëri dot një skaner që në fillim se në të tilla raste…

 

Adriana: Po në fund i thanë ata, pas një viti e ca i thanë e ke shumë të avancuar, skemi ç’të të bëjmë. Kjo kishte çunat, e morën çunat në Greqi për vizita, për mjekime, për kontroll mirëpo ajo po bënte terapitë, kimiot, të gjitha këto vizita dhe arriti të humbiste flokët. Mirëpo ajo ishte motra më e madhe dhe atë neve e kishim si nënë të dytë, na ka rritur të gjithëve. Ishte shumë e zonja, e mbante veten shumë, kudo që të shkonte ajo do dallohej nga të gjithë që ishte një zonjë tipike pogradecare.

 

Ardit Gjebrea: E kishte merak pamjen?

 

Adriana: Shumë.

 

Ardit Gjebrea: Kurohej…

 

Adriana: Shumë.

 

Ardit Gjebrea: Dhe kur i ranë flokët…

 

Adriana: Kur i ranë flokët ajo e ndiente shumë mungesën e këtyre flokëve dhe sa herë flisnim në telefon, thoshte “bobo, mua a do më zgjaten?”/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...