“Dua të më japë paratë”, vëllai akuzon rëndë motrën: Kur isha jetë a vdekje ti…

Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare” në Tv Klan në këtë ditë feste.

 

Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit.

Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.

 

Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e komës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rënduar.

 

Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga burgu, sikur rregulluan atë e më shkatërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.

 

Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.

 

Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.

 

Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!

 

Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.

 

Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?

 

Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.

 

Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?

 

Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga burgu e të më lërë në koma mua.

 

Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.

 

Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!

 

Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.

 

Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.

 

Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.

 

Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vdekje ti s’ke bërë gabim./tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...