“Nusja italiane veshi veshjen e Zadrimës”, motrat: Italianët na bënin foto, kishin qejf të na shikonin

Emisoni “Shije Shtëpie” erdhi krejt ndryshe këtë të premte në Tv Klan.

 

Emisioni nuk u zhvillua në ambientin e zakonshëm të studios, por në dy vende të ndryshme, në fillim na prezantoi me familjen e shefit të kuzhinës Alfred Marku, e më pas na njohën me dy motrat nga Zadrima.

 

Ato pritën Katerinën dhe Ermelindën në shtëpinë e tyre me një tryezë të mbushur plotë. Ato kanë treguar se si e festonin Krishtlindjen më parë dhe po ashtu se si prisnin miqtë apo zakone të tjera.

 

Dy motrat nga Zadrima nuk mund të mos bënin përshtypje për veshjen e tyre, e cila është karakteristik e zonës dhe edhe pse kohët kanë ndryshuar, motrat e mbajnë të veshur me shumë krenari. Njëra prej tyre ka treguar se vajzat e saj nuk e mbajnë veshjen, por nusja re e familjes, e cila ishte italiane në një vizitë kishte këmbëngulur që ta vishte këtë veshje.

 

E pyetur nga Katerina nëse e hiqte veshjen kur shkonte të vizitonte djalin në Itali e ftuara u përgjigj se jo dhe rrëfen se kur kishte ikur, të gjithë italianët i bënin foto sepse sipas saj kishin qejf ta shikonin.

 

E ftuara: Unë kam marrë një nusen e djalit italiane, plasi sa e veshi.

Katerina Trungu: Ka dashur italiania të vishet me veshje zadrimore?

 

E ftuara: Nuk është martuar akoma, janë fejuar. Ka ardhur këtu, u vesh, madje kam edhe në telefon. Nuk njihet që është italiane.

Katerina Trungu: Po flokët si i bëri?

E ftuara: Flokët kështu si unë.

 

Katerina Trungu: I ka shkurtuar edhe ajo si ju?

E ftuara: Jo, vuri paruke.

Eremlinda Ndoja: A ka vënë paruke, se pa modelin e fokave nuk duket veshja e plotë.

 

Katerina Trungu: Po mirë kur keni shkuar në Itali te djali juaj, keni shkuar kështu e veshur apo jeni përshtatur me stilin e italianeve.

E ftuara: Jo, nuk më ka lënë nusja. Djali nuk kishte qejf që unë të shkoja kështu, nusja më tha do vish katunare zadrimore.

Eremlinda Ndoja: Është tradita jote dhe ka dashur ta respektoj.

 

Katerina Trungu A kanë reaguar italianët kur ju panë, se për shembull edhe personeli në aeroport.

E ftuara: Po, po na kanë bërë foto.

Katerina Trungu: Ju kanë bërë foto të gjithë?

 

E ftuara: Po, kishin qejf të na shikonin. /tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...