Shumica e ministrave s’ishin në Kuvend, Berisha: Ku janë këta hajdutët? Kanë frikë nga…

Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa po diskutohet për buxhetin e vitit 2022 Berisha tha se sipas të dhënave të KLSH, ky është buxhet i vjedhjes së 122 mld lekëve.

 

Ai u kthye pas, te pozicioni ku qëndrojnë ministrat të cilët nuk ndodheshin në sallë dhe tha: Ku janë këta hajdutët që rrinë këtu prapa? Kanë frikë nga vjedhja e tyre.

 

“Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave zyrtare të KLSH? Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 mld lekëve nga këta që nxijnë prapa shpinës time dhe vartësit e tyre. Nuk është kjo një shifër që del nga opozita, por nga institucion zyrtar kushtetues i këtij vendi.

 

Keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. kjo është vetëm për 9 muajit e parë 2022, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Keni vjedhur sepse nga 20 tendra sekret që janë zhvilluar në 8 vite 2005-2013 keni zhvilluar 280 tendera sekret për të vjedhur.

 

30% të tendeave ja keni dhënë atij që keni dashur pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të tenderave ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë. Ku janë këta hajdutët që rrinë këtu prapa? Kanë frikë nga vjedhja e tyre. Do t’ja plas të gjitha këtu.

 

Kush ndërton rrugën me 24 mln euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 120 euro. Më të bardha janë karriget pa to se me to.

 

Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetëra hajdutë. Vazhdon të marrë cdo ditë 300 mijë euro, cdo javë 1 mln euro vetëm se është kompania e Edi Ramës. Kurrrë nuk mund të ndodhte dhe Skapi i partisë nuk guxon ta bllokojë dhe konfiskojë. Nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij me djegësit.

 

Keni vjedhur botën, 2.2 mld janë vjedhur me bitcon nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Bën kërdinë në Spanjë dhe e përcollët njëlloj. Olsi Rama e përcolli në Dubai, Olsi Rama e përcolli Genti Xhixhon në Kubë me makinën e tij, padronin e Xibrakës.

 

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme nga zonja janë transformuar në Manon Lescaut, të pamëshirë, se ajo ishte romantike kurse këto nuk ngopen nga asgjë”-tha Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...