Poezia e Mirush Kabashit ngre publikun në këmbë: “Ah moj demokraci” + video

Mirush Kabashi është një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.

 

Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi.

 

Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijojë një komunikim tejet të afërt me publikun.

 

Në natën finale të Festivalit të 61 në RTSH ai interpretoi poezinë “Ah moj demokraci”. Kjo poezi është shkruar nga autori Pano Taçi.

 

Pjesë nga vargjet: E ç`t`iu them për demokracinë? E gjeta apo më gjeti, me gurin e Sizifit mbi shpinë? Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi, se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë, mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët, m`be më sot, m`be me xhepat trokë, shpresat duke i bërë abort.

 

Se larg e më larg e merr arratinë,
me rrasën e qivurit qepur mbi shpinë një pjesë e trurit, e pjesa tjetër që mbeti, ëhë, bën gjumin letargjik, ofin pas e vjetër, prandaj edhe unë nuk e di, nëse t`kam pritur apo më ke pritur moj demokraci?!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...