Erion Braçe ngre problemin e madh në Kuvend: Është për të vënë duart në kokë!

Ka nisur për të dytën ditë radhazi seanca e plenare në Kuvendin e Shqipërisë, me rendin e ditës ku përfshihen një sërë projektvendimesh dhe projektligjesh.

 

Në seancën e sotme do të diskutohet akti normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij viti, si dhe ndryshimet për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë.

 

Në lidhje me ndryshimet në buxhet, deputeti i Partisë Socialiste në Bashkinë Divjakë, Erion Braçe u shpreh se deri në muajin nëntor ekonomia në Shqipëri ka dalë me 9.5 miliardë lekë suficit.

 

Braçe foli për shpërndarjen e parave të buxhetit. Ai u ndal te fermerët dhe bujqit, duke thënë se ata kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shteti.

 

“Këtë muaj duhet të harxhojmë 152 miliardë lekë. Do i çojmë shpenzimet totale në 665 miliardë lekë në vit. Me 9,5 miliardë lekë suficit kemi ardhur në nëntor. Jam i bindur se këto para nuk do të përdoren dot. Kjo është përgjegjësi e ministrisë së financave, Interesat po rriten shumë shpejt.

Dyshoj shume se mund të dalim edhe nga shinat. Dua të flas për shpërndarjen e parave. Është politikë e poshtër të krijosh alibi. Kur flitet për mirëqenien e bujqve është për të vënë duart në kokë. Këta njerëz që prodhojnë ushqim për gjithë këtë vend duhet të mbështeten me çdo kusht”, tha Erjon Braçe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...