Horoskopi ditor date 21 dhjetor 2022, kjo e merkure do te…

Dashi

 

Një dëshirë e fortë për njohje ju bën të aplikoni për një rol që mund t’ju vërë në qendër të vëmendjes. Nuk ju pëlqen të punoni në prapaskenë, pëlqeni të komandoni. Disa njerëz do t’ju akuzojnë për gjëra koti, por kjo për shkak se janë xhelozë. Ju dini si ta merrni vëmendjen kryesore. Mundësitë për udhëtime janë në dispozicion. Në vend që të prisni për një kohë më të përshtatshme për t’u larguar, kapni momentin. Mund të gjeni dikë t?ju zëvendësojë në punë dhe një kujdestar për kafshët pasi të keni rezervuar fluturimin.

 

Demi

Mos u habisni kur ju ofrohet një punë në një organizatë arsimore, kulturore ose fetare. Paga e propozuar nuk do të jetë e kënaqshme ndaj përgatituni për të negociuar për një pagë më të lartë. Ju vleni të peshoheni në ar sepse veproni në përputhje me rrethanat. Jeta juaj personale është një kënaqësi më vete. Është ndjesi e mrekullueshme të pushoni në krahët e dashurisë suaj. Arratisuni në një vend të fshehtë privat sepse kështu u largoheni problemeve të vogla. Do të takoni dikë të veçantë në bibliotekë apo librari.

 

Binjakët

Sakrifikimi i dëshirave personale vlerësohet shumë nga biznesi juaj ose partneri romantik. Dashuria juaj është gjithmonë duke përgatitur gjëra të mira për ju. Nënshkrimi i një kontrate ose hyrja në një marrëveshje do të jetë fitimprurëse. Megjithëse jeni punëtor i mirë, ju mungojnë kontaktet e nevojshme për të rritur një biznes. Bashkimi me një profesionist do të rezultojë në shumë marrëveshje fitimprurëse.

 

Gaforrja

Dy mendime janë më të mira se një. Nëse nuk ndiheni mirë, kërkojini ndihmë mikut tuaj më të mirë. Ata do të jenë të lumtur t’ju prezantojnë me një person të njohur në biznes ose klient të mundshëm. Mos i besoni mitit se njerëzit e suksesshëm janë të tillë rastësisht. Të gjithë marrin mbështetje. Sa më shumë aftësi të përfitoni, aq më shumë do të përmirësohen perspektivat tuaja të punës. Në vend që të ndiheni të detyruar të pranoni një detyrë që ju vjen, do të keni mundësinë të zgjidhni. Besimi në vetvete do të rrisë besimin tuaj dhe të ardhurat.

 

Luani

Është e rëndësishme të tregoni kujdes ndaj shëndetit. Do të jetë e vështirë të arrini qëllimet tuaja nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur. Një dietë, gjumë dhe stërvitje e mirë do të rrisë vitalitetin tuaj. Kur ndiheni mirë jeni në gjëndje të lëvizni dhe malet. Mësoni sa më shumë të mundeni, rreth muzikës, artit dhe modës. Kjo do t?ju frymëzojë për të krijuar diçka të bukur, dhe bindëse.

 

Virgjeresha

Të gjithë sytë janë mbi ju. Keni një shkëlqim tërheqës të cilit është e pamundur t?i rezistoni. Nëse jeni vetëm, do të keni vëmendjen e admiruesve. Zgjidhni atë me një arritje të rëndësishme profesionale. Do të gëzoheni të keni afër dikë që e di si realizohen ëndrrat. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do t?ju kërkojë të bëni diçka të veçantë për veten tuaj. Një trajtim në spa apo një kurs meditimi dhe yoga.

 

Peshorja

Shfletimi i albumeve me foto do t’u sjellë shumë kujtime. Kjo do t?ju frymëzojë për të shkruar një libër, poemë ose këngë. Ushtrimi i imagjinatës do të jetë mjaft terapeutike për ju. Madje do të arrini edhe të falni dikë për sjelljen e tyre të keqe. Jeni të bekuar me një intelekt të mprehtë ndaj është e rëndësishme ta ushtroni në çdo rast. Kjo është një periudhë e mirë për të mësuar një gjuhë të huaj.

 

Akrepi

Ju jeni të etur për të mbushur boshllëqet në njohuritë tuaja. Do të jetë e nevojshme që të distancoheni nga disa evente sociale për hir të punës. Sakrifica do të paguhet. Më shumë para do të vijnë drejt jush. Përdorini ato për të udhëtuar, studiuar apo shkruar. Çdo blerje që sjell stimulim intelektual është këshilluar fuqishëm. Është e lehtë të jesh optimist kur fiton një kuptim më të mirë të botës.

Shigjetari

Siguria financiare është përparësia juaj. Dhe pse nuk jeni shumë materialist ju pëlqen paraja dhe liria që ajo sjell. Kjo është kohë e mirë për të gjetur një punë fitimprurëse ose për të hapur një llogari kursimi. Lërini të ardhurat tuiaja të punojnë për ju.

Optimizmi dhe bujaria juaj veprojnë si magnet për prosperitetin. Kur ju tregoni besim në bollëkun e pafund të Universit, ju sjell shpërblime. Jini të përgatitur për të marrë oferta pune, parash dhe dashurie.

 

Bricjapi

Do të fitoni njohje nga rritjet tuaja. Ndërkohë që ju ishit të zënë duke punuar, të gjithë të tjerët ishin duke pushuar. Rezultati? Ju konsideroheni si një nga personat më të talentuar, të aftë dhe të suksesshëm në këtë fushë. Ndjeshmëria që keni ndaj nevojave të njerëzve ju bën një figurë popullore. Ata që keni ndihmuar në të kaluarën janë të gatshëm për të promovuar interesat tuaja. Nuk ka asgjë më të mirë se publiciteti i bërë me fjalë; është më efektiv dhe shumë më lirë se një reklamë normale.

 

Ujori

Bëni vepra që ju shërbejnë njerëzve. Drita në fund të tunelit do t’ju bëjë të ndiheni më mirë për rolin tuaj në shoqëri. Në vend që të ankoheni, veproni. Keni fuqinë për të lehtësuar vështirësitë e dikujt. Një ëndërr e dashur për ju, është brenda mundësive për t?u realizuar. Pranoni ofertën e një miku për të financuar një biznes. Me ndihmën e të dashurit tuaj, dyert që u mbyllën njëherë, do të hapen në pranverë. Mos ngurroni të kaloni përmes tyre.

 

Peshqit

Puna për arritjen e një qëllimi afatgjatë, do t?ia vlejë. Është periudhë e mirë për të fituar një diplomë të avancuar ose për të nxjerrë një portofol investimesh. Merrni hapin e parë drejt fitores sepse jeni drejt rritjes së pozicionit tuaj dhe autoritetit. Ju pëlqen më shumë të fitoni respektin e njerëzve sesa t?i komanodni ato. Si rezultat, do të keni mbështetjen e jashtëzakonshme të tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...