E FUNDIT/ Çfarë ndodh me Covid-19 në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e keq

Rikthehen rastet me vdekje si pasojë e Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një qytetar ka ndërruar jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa tre të tjerë janë prekur nga virusi vdekjeprurës, i cili trazoi të gjithë botën duke shkatuar pasoja të mëdha.

 

Njoftimi i Ministrisë:

 

19 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 58 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në Bashkitë: Nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë, Berat. Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga SarsCov2.

 

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,776 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...