Basha një hap larg drejt rikthimit në krye të PD, zbulohet lëvizja e madhe që po përgatitet në 20 dhjetor, ja si do ta përzërë Sali Berishën

Lulzim Basha pritet të shkundë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda Partisë Demokratike.

 

20 dhjetori do të jetë fundi politik i Berishës bashkë me “Foltoren”. Kjo do të jetë data që Gjykata e Apelit në Tiranë do të mbajë seancën që do të përcaktojë se kush do ta mbajë vulën e Partisë Demokratike.

 

Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se Gjykata e Apelit pritet që të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon gjyqtarët dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të Apelit.

 

Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demokratike në pikën zero dhe i hap rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja.

 

Edhe pse pretendon se është zgjedhur kryetar i PD me votën e anëtarësisë, Berisha është ilegjitim aty, për shkak se Apeli nuk e ka thënë fjalën e fundit, nëse drejtimi i selisë blu i përket kreut të “Foltores” apo grupit mbështetës të Lulzim Bashës. Por Apeli dhe Basha pritet t’i japin goditjen përfundimtare Berishës.

 

Prej dhënies së dorëheqjes më 21 Mars nga posti i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është shfaqur më publikisht në media, por herë pas here ka zhvilluar takime të me demokratët duke lënë dyshime se ai e mendon sërish rikthimin në krye të partisë.

 

Basha “ndez” debate në PD

Edhe pse kishte dyshime për një rikthim të tij në krye të PD, zërat për rikthimin e Bashës, i ka konfirmuar edhe deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj.

 

“Sot PD zyrtare është pezull me grup parlamentar e ndjekës dhe askush nuk merr përsipër ta prese nyjën gordiane, të bëjë divorc politik me Lulzim Bashën ( jo njerëzor) e të fillojë jetën politike.

 

Basha me gjasë po pret të kthehet të marrë një gjë e cila nuk do të ishte aq e vogël nëse ai nuk e nëpërkëmb për ambicie personale. Ajo që pretendon të marrë ai do jetë në fund një vulë e me të ne xhep te nxitojë me kapë një mundësi negocimi me Sali Berishën.

 

Ambicie e pavend, e pafre e pandershme”, shkroi Gjekmarkaj. Pra rikthimi i Bashës po përgatitet brenda PD. Gjithashtu, një sinjal tjetër se Basha po qëndron gati në prapaskenë e zbuloi dhe deputeti demokrat Luan Baçi. Ai tha së fundmi se PD e vërtetë është ajo që kanë zgjedhur demokratët, e drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa grupin tjetër e cilësoi si “vegël” të Lulzim Bashës.

 

“Edhe këtë herë është e njëjta gjë që ndodh. Këtë herë është më në favor të PD. Do arrihet deri aty sa në disa bashki do nxjerrin kandidat provizor për të dëmtuar votën e PD.

 

Ata e dinë që janë inekzistent dhe nuk do fitojnë. Po të shikosh PD e vërtet, ka zhvilluar primare në çdo bashki të vendit. Kjo tregon se funksionon demokracia. Basha është në pas skenë dhe aty ka lënë 2-3 deputetë që të luajnë me Ramën. Këta bëjnë një lojë patericë për të përvetësuar pushtetin e Ramës”, tha Baçi.

 

Berisha do të hiqet me dhunë nga PD

Nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu. Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demokratike do të pajojnë një polici private për të ruajtur godinën.

 

Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...