Horoskopi javor 12-18 dhjetor 2022, ja çfarë parashikojnë yjet

DASHI

 

Tre yje për Dashin. Nuk mund ta lini dot veten të shthurur në dashuri, sepse mes së shtunës dhe të dielës gjithçka do jetë më e vështirë. Nuk jeni shumë të disponueshëm, por më mirë, sepse nuk doni të kuptoni dhe dëgjoni një person që nuk është sjellë shumë mirë me ju, apo që ju e konsideroni jo të besueshëm. Në punë, nga data 20 gjithçka do jetë sërish shumë aktive: mjafton të bëni pak durim, por diçka po lëviz!

 

DEMI

Pesë yje për Demin. Nuk ka histori më të ndërlikuara dashurie. Tani një person i veçantë mund të kthehet në jetën tuaj. Por vështirë se do të arrini të bëni kompromis. Në punë favorizohen takime të reja. Duhet të jeni optimistë dhe të filloni të mendoni për projekte të mira. Forca!

 

BINJAKËT

Pesë yje për Binjakët. Nëse një histori nuk shkon ashtu siç dëshironi, ndoshta është më mirë ta ‘hiqni qafe’, sepse kur mbyllet një derë, hapet një derë tjetër. Jeni pak të lodhur duke debatuar gjithmonë: por mos u shqetësoni sepse Venusi do të jetë me ju nga e shtuna. Në punë yjet janë të rëndësishëm dhe ka nga ata që ju vlerësojnë gjithnjë e më shumë. Të tjerët mendojnë se ju jeni interesantë nga pikëpamja profesionale!

 

GAFORRJA

Tre yje për Gaforren. Nuk duhet të konkurroni me askënd në dashuri dhe gjithashtu duhet të keni kujdes nga xhelozia. Sidomos në marrëdhëniet e reja dhe me njerëz që nuk ju njohin mirë ende. Në punë nuk mungojnë propozimet. Kënaqësitë, pra, janë pranë! A nuk jeni të lumtur?

 

LUANI

Tre yje për shenjën e Luanit. Ka nga ata që duan të bien në dashuri, nga ata që duan të krijojnë një miqësi të mirë. Dhe ky muaj do të jetë vendimtar. Nëse nuk ju pëlqen dikush dhe nuk ju kushton vëmendjen që meritoni, lëreni të shkojë. Në punë, 2023 do të jetë viti juaj me fat. Kështu që ju vetëm duhet të filloni të kuptoni se si të veproni dhe si të ecni drejt së ardhmes.

 

VIRGJËRESHA

Pesë yje për Virgjëreshën. Faza e rikuperimit në dashuri, me nëntorin që është një muaj vërtet i vështirë, e që fatmirësisht u largua. Tani përpiquni të mos jeni melankolik, por filloni ta lini veten lirshëm. Në punë, përgjigjet dhe lajmet e mira do të vijnë së shpejti, edhe në funksion të vitit 2023. Pra, diçka ka nisur të lëvizë!

 

PESHORJA

Tre yje për shenjën e Peshores. Kujdes nga diskutimet në dashuri, veçanërisht të shtunave dhe të dielave. Është pak e vështirë të vazhdosh historitë e zakonshme, sepse kërkon shumë mund dhe po i vë në dyshim të gjithë. Në punë mos u nxitoni. Bëni mirë të mos bëheni kaq konfuzë. Më mirë të ruani qetësinë dhe të jeni të durueshëm!

 

AKREPI

Katër yje për Akrepin . Afërdita është në anën tuaj, kështu që ju mund ta lini veten të dashuroheni. E enjtja pritet të jetë dita me fat për ju. Në punë keni shumë qëllime të mira dhe është koha të filloni të mendoni për ndryshimet. Sidomos në funksion të vitit që po vjen!

 

SHIGJETARI

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri më në fund keni mësuar të lini veten të lirë, pa ankthe dhe shqetësime. Jeni duke jetuar lehtë një histori të lindur së fundmi dhe e hëna dhe e marta do të jenë ditë të veçanta. Në punë, takimet janë të favorizuara, sidomos në fillim të javës kur Hëna do të jetë me ju!

 

BRICJAPI

Pesë yje për Bricjapin. Venusi është në anën tuaj, dashuria është kthyer në jetën tuaj. Prandaj, nëse jeni beqarë, duhet ta lini veten të kaloni tek emocionet e bukura. Dhe pa frikë. Në punë, siguritë do të vijnë vitin e ardhshëm. Megjithatë, kini kujdes nga ata që ju kanë zili dhe ju pengojnë!

 

UJORI

Katër yje për Ujorin. Dashuria po bëhet gjithnjë e më intriguese dhe historitë që lindin tani mund të bëhen vërtet të rëndësishme midis janarit dhe shkurtit. Lëreni të kaluarën. Në punë po fillon një fazë rikuperimi: çështjet ekonomike janë në rregull, nuk ju mungon kreativiteti. Dhe 2023 do të jetë një vit i veçantë!

 

PESHQIT

Katër yje për Peshqit. Situata duket premtuese në dashuri, por duhet të heqësh dorë nga e kaluara për të nisur një histori të re. Takime të reja dhe të mira. Në punë nuk mungojnë mundësitë, sidomos me Saturnin i cili do të jetë në anën tuaj pas disa muajsh. Mjaft me pasiguritë dhe tensionet, rruga që po ndiqni është e duhura ehe pse ajo është e përpjetë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...