Ky burrë e di se kush do e fitojë Botërorin! Ka parashikuar 11 Shtatorin dhe shumë gjëra të tjera

Kanadezi Anthony Carr i cili pretendon se ka parashikuar me sukses një seri eventesh botërore,

 

që prej ngjarjes së 11 Shtatorit deri te zgjedhja e një Pape gjerman, thotë se ka përdorur fuqitë e tij për të parashikuar se kush do të fitojë Kupën e Botës në Katar.

 

E përditshmja vendase Mirror thotë se Anthony Carr parashikon se finalja do të jetë Anglia kundër Argjentinës, në të cilën sulmuesi anglez Harry Kane do të sjellë fitoren 2-0 ndaj skuadrës së Lionel Messi.

 

79-vjeçari thotë se ka arritur të parashikojë me saktësi disa evente të mëdha botërore që prej vd’ekjes së princeshës Diana, deri te zgjedhja e një pape gjerman.

 

Carr thotë se para se të parashikonte ngjarjen e 11 shtatorit në New York kishte lajmëruar se një event “kataklizmik që do të ndodhte” dhe u kishte thënë njerëzve të kishin kujdes nga qielli.

 

Megjithëse skuadra e vendit t tij Kanadaja nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, zoti Carr thotë se tani mbështet djemte e trajnerit Gareth Southgate. Nëse Anglia kalon skuadrën e Kylian Mbappe sonte, ata do të përballen me fituesen e ndeshjes Portugali-Marok në gjysmë finale.

 

Carr thotë se kur ka qenë i vogël ka udhëtuar shumë pasi prindërit e tij ishin artistë cirku, por aftësitë e tij psikike e kanë ndihmuar të dalë nga varfëria.Përveç parashikimeve të tij ai ka shijuar gjithashtu një karrierë muzikore, duke luajtur në saksofon përkrah këngëtarit të Stand By Me, Ben E. King.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...