Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz të Humbur” format i cili ka qënë një ndër më të ndjekurit në Shqipëri.

 

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka përlotur fansat e saj me një dedikim për të atin e ndjerë që e ka humbur rreth 5 vite më parë.

 

Sot ai do të festonte ditëlindjen dhe ky eshte dedikimi i moderatores.

 

Postimi i plotë:

Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit…është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye….që e vogël gëzohesha sa hynte Dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im , por jo vetem i imi edhe i babait tim. Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen…ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30.

 

Kanë kaluar kater dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe une do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjena atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im. E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush , sepse më mungon ai përqafim që ta jepja këtë ditë.

 

Aty ku je të uroj miliona vjet Gëzuar ! E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura. Sot do ta pij një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua !
Gëzuar i shtrenjti im aty lart në qiell !

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...