Lajm i hidhur për shqiptarët në Angli, sekretarja e brendshme tregon çfarë do të ndodhë me ta

Laburistët do të përshpetojnë aplikimet për azil për njerëz nga vende të caktuara që konsiderohen “të sigurta”, përfshirë Shqipërinë, në një përpjekje për të pastruar numrin e kërkesave të mbetura, tha Yvette Cooper.

 

Zv. Sekretarja e brendshme tha se donte të ringjallte një sistem që Laburistët funksiononin gjatë kohës që ishte në qeveri, në të cilin Zyra e Brendshme i jepte përparësi pretendimeve nga vende të caktuara dhe i përpunonte ato brenda disa ditësh.

 

Kjo skemë u braktis megjithatë pasi gjyqtarët vendosën se ishte “strukturalisht e padrejtë”, me rreth 99% të kërkesave që u refuzuan pothuajse menjëherë.

 

Cooper tha se një kthim në sistemin e shpejtë ishte i garantuar për shkak të vonesave të mëdha në përpunimin e kërkesave për azil. Gati dy të tretat e aplikantëve për azil kanë pritur më shumë se gjashtë muaj për një vendim, sipas shifrave të Home Office.

 

Cooper i tha programit të Radio 4 Today: “Ne do të përshpejtonim rastet nga vende të caktuara të sigurta – që përfshin Shqipërinë – ku ka pasur një rritje të madhe të njerëzve që mbërrijnë kohët e fundit. Dhe çfarë do të thotë është se nëse çështjet janë qartazi të pabazuara, ato mund të vendosen shpejt dhe të kthehen me shpejtësi.” Ajo shtoi: “Për momentin, sistemi është në kaos”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...