“Heroi” i heshtur që zbukuron kishën e Zojës së Shkodrës

Nga Simon Shkreli

 

Paulin Rripaj është i heshtur, ai punon me përkushtim që Kisha ku ai shërben si punonjës mirëmbajtjeje të zbukurohet sa më mirë gjatë kësaj kohe të Krishtlindjes.

 

Për më shumë se 7 vite ai i vetëm e zbukuron oborrin e Kishës Shenjtore kushtuar Zojës së Shkodrës që është edhe Kisha kushtuar Pajtores së Shqipërisë të ketë sa më shumë ndriçim dhe shkëlqim për Krishtlindje.

 

Betlehemi i improvizuar është specialiteti i tij. Ai nder vite ka grumbulluar materiale dhe i ka ruajtur duke krijuar kështu edhe shpellën ku ka lindur Krishti natën e 25 dhjetorit, barinjtë dhe mbretërit.

 

Ndresa në grazhd ndodhen Shën Maria dhe Shën Jozefi, ndërsa më 25 dhjetor aty do të vendoset Jezusi fëmije.

 

Por nuk është ndalur me kaq, ai madje instalacionit të tij i ka dhënë edhe nuanca lokale, duke e lidhur me kalanë Rozafa dhe me votrën e kullave karakteristike të zonës së veriut.

 

Paulin Rripaj ka rreth 25 vite që në kisha të ndryshme të Shkodrës ka krijuar shpellën e Betlehemit, vendin e lindjes së Jezus Krishtit.

 

Betlehemi i vendosur në Kishën e Zojës së Shkodrës do qëndroj deri më 5 janar. Shenjtorja e Zojës së Shkodrës në vitin 2023 kremton edhe 30 vjetorin e vizitës së Papës Gjon Pali i dytë dhe lutjen në rrënojat e kësaj shenjtoreje.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME