‘Më çove 3 muaj në burg! I ke duart me gjak!’ Kundërpërgjigjet kunata: Meritoje më shumë!

Razimi ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” kunatën e tij, motrën e bashkëshortes, Diturien. Shkak është bërë shtëpia ku ata jetojnë në Rrushbull të Durrësit që pavarësisht se njëri jeton në kat të parë e tjetri në të dytin, kanë 10 vjet që flasin me njëri-tjetrin.

 

Në seancën e ndërmjetësimit të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Razimi thotë se ai ka marrë lejen e Diturisë dhe bashkëshortit të saj, Fatosit për të ndërtuar në katin e dytë. Të dyja palët nisin të flasin ashpër e me tone të larta me njëra-tjetrën duke përmendur edhe kërcënimet që i kanë bërë mes tyre.

 

Dituri: I kemi thënë disa herë te toka e vet, këto dy dhoma që do të bësh këtu…

 

Razim: Kush ma dha lejen mua që bëra shtëpitë në katin e dytë? Kush ma dha lejen? Këtë përgjigju.

 

Dituri: “Nuk kam lekë”, thoshte zonja Eni.

 

Razim: Kam, kam lekë unë, të dhashë lekë por s’je e zonja ti. Të dhashë lekë por nuk je e zonja ti se dëgjove tët vëlla dhe i more dhe s’ke për të marrë më lekë.

 

Dituri: Një sekondë se të pyeta. Nuk doja lekë se s’kishe asnjë dokument.

 

Razim: Harroje!

 

Dituri: Harroje edhe ti pjesën time!

 

Razim: Ti s’ma jep, do të ma japë kjo se unë ndaj kam ardhur këtu! Nëse më takojnë, unë do ta marr, nëse s’më takojnë, unë nuk e marr, por të dish një gjë se unë nga shtëpitë nuk iki! Ti je ajo me gjithë burrë që më ke thënë mua unë ty do të të vras, unë ty do të t’i prish shtëpitë, unë ty do të të sakatoj! Ti me gjithë burrë! Ti më çove 3 muaj në burg mua!

 

Dituri: Pse të çova 3 muaj në burg?

 

Razim: Çfarë do me soletën time ti qëkur u zure me mua?

 

Dituri: Ti ke goditur fizikisht familjen time. Meritoje më shumë burg se më ke goditur mua familjen.

 

Razim: Shko atje! Mos fol! I ke duart me gjak me gjithë ata që ke lënë atje!

 

Dituri: Çfarë gjaku?

 

Razim: Ti ke shoqëri në polici këtu, unë kam atje matanë kufirit! Unë bëra 3 muaj, ti do bësh 13 vjet burg!/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...