“Idiote, psikopate”, Razimi ofendon kunatën. Por ja çfarë i bën Gjebrea në emision…

Eni Çobani përpiqet të gjejë një zgjidhje për konfliktin mes Diturisë dhe Razimit, dy kunetërve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq”.

 

Por ndërsa ajo nis të kërkojë rrugën për një kompromis, shpërthejnë ofendimet dhe fyerjet e rënda nga Razimi drejt kunatës së tij. Ai e akuzon se ajo ka qenë shkaku që nipi i saj ka kaluar 10 orë në burg, por moderatori i “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk e lejon të vazhdojë më tej. Ai e ndalon kategorikisht që të fyejë Diturinë.

 

Eni Çobani: Juve dëshironi ta shisni katin tuaj?

 

Dituri: Ky të largohet zonja Eni, nuk e shes shtëpinë.

 

Razim: Le ta shesë, nuk ia blej kurrë në botë! Unë nuk iki nga shtëpia! Harroje! Nuk ia blej unë shtëpinë asaj!

 

Eni Çobani: Po pse?

 

Razim: Po s’ia blej se kur u bë pazari me 50, e bën 70 ajo, e merr me 70, thotë 100 ajo. Nuk e blej se s’kam ç’e dua! Nuk e duan ata nipërit e tu moj! Sa erdhi nga Greqia, e çove në burg ti 10 orë!

 

Dituri: Kë çova në burg?

 

Razim: Ti e çove në burg Lulin! Sa erdhi nga Greqia, ti e denoncove edhe e mbajte 10 orë në burg brenda! Injorante! Psikopate! Idiote! Është emri atje që ka bërë 10 orë burg ai! Turp të kesh ti!

 

Dituri: Do të të çoj ty herë tjetër! Unë isha me urdhër mbrojtjeje!

 

Razim: Ti do më çosh 3, unë do të çoj 13 vjet burg!

 

Razimi matet të vazhdojë dhe të sqarojë anën e tij të historisë, por ky është momenti kur ndërhyn Ardit Gjebrea.

 

Ardit Gjebrea: Ti mund të vazhdosh sa të duash, por t’i thuash një zonje “idiote” dhe “psikopate” unë nuk të lejoj.

 

Razim: E meriton!

 

Ardit Gjebrea: Jo, nuk të lejoj. Këtu jo./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...