Qumeshtor me miell. Receta origjinale qe duhet ta provoni me patjeter kete te diele

Qumeshtor. (Receta nga Elva)

 

Perberesit:
1- 1/2 kg qumesht
300 gr miell
300 gr sheqer
100 gr gjalp
4 kokrra veze ( mundesisht veze fshati)

 

Pergatitja:
Ne nje tenxhere te madhe nxehim qumeshtin ( jo deri ne vlim). Nderkohe tresim miellin ne uje te ftohte ne menyre qe mos te kokrrizohet. Pasi qumshti te jete nxehur e hedhim miellin e tretur ne qumesh duke e trazuar me tel kuzhine pa pushim, deri sa masa te filloje te trashet.

 

Me pas shtojme sheqerin duke e trazuar lehte. Se fundmi shtojme gjalpin deri sa te tretet. Lyejm taven me pak gjalp dhe masen e pergatitur e hedhim ne tave per pjekje. Rrahim vezet dhe ja shtrojme mases siper. Me pas e fusim ne furre te parangrohur dhe e pjekim ne 200 grade celsius deri sa te marri nje ngjyre te kuqerremte. E leme te ftohet ne temp. ambienti dhe me pas eshte gati per tu servirur.

SHENIM:
( Sipas deshires, masa e miellit dhe sheqerit mund te shtohen ne rast se e deshironi me te trrashe dhe me te embel)

 

JU BEFTE MIRE

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...