‘Më çanë lëkurën e thonjtë, gruan e mbështetën pas muri’! Robert Aliaj tregon si u masakrua nga efektivët në 1991-shin

Artisti Robert Aliaj Dragot ka treguar një prej historive më të dhimbshme të jetës së tij. Në një rrëfim në emisionin “S’e luan topi”, Roberi kujtoi se si në vitin 1991 ai është përballur me keq trajtimin policore në një prej koncerteve që do të mbante.

 

Ai tregoi se gjithçka ka ndodhur në stadiumin e Beratit, në një concert recital. Artisti tha se e efektivët e kishin çarë në fytyrë, thonj dhe gruan ia kishin mbështetur pas murit. Roberti tregoi se ishte ndjerë i pafuqishëm kur e kishte parë të shoqen në atë formë.

 

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuara Dritëro Agollin, meqë konsiderohej kom nist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hanin telashe për të më vonuar shoën, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për një personazh që kam respekt, një njeri që më ka udhëzuar më shumë se sa më ka penguar.

 

Ne jemi frymëzuar nga këta poetë në atë kohë, se çfarë ka pas krijimtarisë së tyre personale është një histori tjetër. Mua më kanë sulmuar për të më nxjerrë me zor, ishte edhe shefi policisë së beratit, më ka fut dorën më ka carë nga thonjtë e paprera, edhe pse i isha i veshur, mu ça lëkura. E godita, nja 20 policë me shkopa që më sulmuan, tani imagjino në këtë murin ruhesha se mos haja ndonjë shkop kokës. Unë godita një civil, ça ndodhi…. më masakruan në faqen tjetër të murit lanë bashkëshorten time.

 

Imagjino një burrë që sheh me shpatulla pas muri femrën e vet, nuk mund të bëja asgjë. Unë shpërtheva bëra ca mundi por më e tmerrshmja ishte kur unë u detyrove të këndoja, ishte perversitet total, duhej të këndoja se ishte publiku aty se më thanë nëse ti flet se çfarë ndodhi këtu do të masakrojmë,”- rrëfeu Robert Aliaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...