I vranë motrën, historia e trishtë e Shkëlqimit: ‘Zgjohem me mendimin se është gjallë!’

Shtatë vjet pas vrasjes së Donjeta Pajazitajt nga një kushëri i saj, në bjeshkët e Strellcit në Komunën e Deçanit, vëllai i saj,

 

Shkëlqimi, rrëfen se si është të jetosh me dhimbje – kur ëndrrat e ëmbla se Donjeta është ende e gjallë sfidohen nga realiteti i hidhur, me të cilin familjarët përballen kudo, nga shtëpia deri te sallat gjyqësore.

 

Rrugën gati trikilometërshe nga shtëpia e familjes Pajazitaj deri te stacioni i autobusëve në fshatin Strellc të Deçanit, Donjeta dhe Shkëlqimi e përshkonin çdo ditë së bashku, gjatë viteve 2011 dhe 2012.

 

Tani, shtatë vjet pas vrasjes së motrës së tij të madhe, Shkëlqimit i bie shpeshherë të ecë në të njëjtën rrugë, me mendjen te kujtimet e tij me të.

 

“Kur kaloj në atë rrugë, tash e shtatë vjet, është e pamundur të mos më kujtohet diçka me të. Sa shaka, sa muhabete… Kemi pasur mendime qysh ta bëjmë një jetë më të mirë, ta përfundojmë shkollën, ta gjejmë një vend sa më të mirë të punës”, kujton Shkëlqimi për Radion Evropa e Lirë.

 

Më 9 nëntor të vitit 2015, në ato rrugë të fshatit Strellc filloi edhe makthi i familjes Pajazitaj. Sipas Prokurorisë së Kosovës, derisa Donjeta 24-vjeçare po shkonte atë ditë në punë, i akuzuari për vrasjen e saj,

 

Naser Pajazitaj, e kishte marrë në veturën e tij dhe e kishte dërguar te “Kroi i lajthisë” në bjeshkët e Strellcit, ku e kishte vrarë me dy plumba në kokë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...