Dojna Mema kujton babain e ndjerë, moderatorja shpreh pengun saj: Do të doja ta kishe mbajtur në krahë…

Moderatorja e njohur, Dojna Mema është bërë nostalgjike ditën e sotme duke kujtuar në një foto të atin e saj të ndjerë.

 

Dojna publikoi në Instagramin e saj një foto kur ka qenë fëmijë me babain e saj, i cili e mban në krahë. Krahas imazhit moderatorja i ka dedikuar dhe disa fjalë të ndjera ku shprehet se do të donte që t’i kishte mbajtur njëherë në krahë djalin e saj Nolan Sol.

 

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.

 

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata mirëpritën në jetë më 20 gusht fëmijën e tyre të parë. Çifti u bënë prindër të një djali të cilit ia vendosën emrin Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet socile, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin.

 

Ju kujtojmë që Dojna dha lajmin se është martuar me Vlashentin pasi ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e shoëbizit shqiptar.

 

Olta: Big Brother e fiton Luizi: Do ta përndjek gjithë jetën: Fitoren e ke prej…

Olta Gixhari do ta përndjekë gjithë jetën Luiz Ejllin, siç deklaroi sonte pas daljes nga Big Brother Vip Albania 2.   Ajo u shpreh e sigurt,...

Zhakut i “shkon goja lëng”: Dua të shoh s*ks në “Big Brother VIP”

Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo janë katër ish-banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen sërish BBV.   Me të dëgjuar emrin e Kiarës, opinionistja...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME