“Kam 3 kunata dhe…”/ Rudina Dembacaj zbulon sa romantik është Mark Marku dhe tregon si shkon me tre motrat e tij(FOTO)

Ajo është një ndër aktoret më të dashura për publikun dhe njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë. Është fjala për Rudina Dembacajn, e cila herë pas here ndan momente nga jeta e saj dhe së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

 

Ajo ka zbuluar se çfarë gjesti romantik ka bërë së fundmi Marku për të. Aktorja theksoi se ai i shkruan “Të dua” sa herë nuk janë afër fizikisht, e shoqëron ku do ajo, i qëndron pranë, kërcen, gatuan dhe argëtohet me të.

 

“Më shkruan “Të dua” kur nuk jemi afër fizikisht, çdo ditë. Më shoqëron në çdo gjë që kam qejf. Më rri pranë në çdo shqetësim, sado i vogël apo jo.

 

 

Kërcen me mua. Gatuan me mua. Pi verë me mua. Sot më përshëndeti me këngën që po vë në sfond!

 

A ka më romantik se kaq?”, shkruan Rudina.

Ndryshe nga herët e tjera, fansat kësaj radhe kanë qenë kuriozë të dinë se “si shkon me kunatat” dhe aktorja nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet.

 

“Kam 3 kunata, pra motrat e Markut, shkoj shumë mirë”, ka thënë aktorja e dashur për publikun.

 

Kujtojmë që para disa kohësh në një intervistë, Rudina rrëfeu momentin kur i kishte treguar familjes për Mark Frrokun.

 

 

“Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve, Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë. Më mbajtën qëndrim se u dukej një gjë e tmerrshme dhe motra ka qenë mbështetja kryesore, patjetër, hap pas hapi. Si ja thashë?

 

U ula dhe i thashë unë e dua këtë njeriun, tani zgjidhe vetë. Edhe ika vazhdova” – tha Rudina, duke shtuar se “Reda e kishte njohur Markun, por sidoqoftë ishte situatë e komplikuar. Shumë e komplikuar. Marku, tre fëmijët, unë, goca, nuk ishte një bashkim kaq i thjeshtë, mosha jonë, statusi që kishim si unë dhe Marku, ishte pak e vështirë ta kuptonin të gjithë. Por kjo nuk kishte asgjë të komplikuar, përveç ndjenjave të mia që mund t’i kuptonte vetëm Reda”, tha Rudina gjatë fjalës së saj.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...