Biskota me qumësht Panda. Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë!

Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë. Me siguri fëmijët tuaj do të lëpijnë gishtat.

 

Përbërësit:

500 gram miell fryrës
250 gram margarinë
1 kuti qumësht Panda

Përgatitja:

Hidhni margarinën në një tigan dhe vendoseni të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin Panda. Shtoni margarinën e shkrirë dhe përziejini mirë. Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.

Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të.
Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.
Shijojini!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME