VIDEO/ Ushtroi presion psikologjik ndaj një 5-vjeçareje me autizëm, familjarët e vogëlushes rrahin mjekun shqiptar

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga momenti kur një mjek logoped që dyshohet se i ka bërë presion psikologjik një vajze 5 vjeç, dhunohet nga familjarët e vogëlushes.

 

Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me vajzën e vogël e cila është e diagnostikuar me autizëm.

 

Pasi kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dy nga familjarët e fëmijës e kanë sulmuar fizikisht mjekun. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duket se përplasja ka ndodhur në një kafene.

 

Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas marrjes në pyetje janë dërguar në mbajtje. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje filmike gjatë së cilave Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacienten që të ndalojë së qari disa here me radhë.

 

”Plaç atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e publikuar. /abcnews.al/

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...