Rrezik për sigurinë kombëtare/ Protesta e 6 dhjetorit, Policia i bën të papriturën Sali Berishës

Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditë kur në Shqipëri do të vijnë 27 liderët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të samitit të BE.

 

Sipas Policisë, organizimi cenon sigurinë kombëtare dhe atë publike. Ndaj dhe drejtori Lorenc Panganika ka vendosur që të mos bëhet asnjë lëvizje siç ishte parashikuar, ndryshe shkelësit do të ndëshohen me masa administrave dhe penale.

 

Dokumenti i Policisë së Shtetit “Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana juaj në 16.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktruar në kërkesë.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë. Ju sjellim në vëmendje se për veprime në kundërshtim me ligjin do të ndërmerren masa administrative dhe penale,”-shkruhet në shkresën e Policisë së Shtetit.

 

Prej ditës, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ditët e fundit se më 6 dhjetor do të dalë me mbështetësit e tij për të mirëpritur liderët europianë dhe për t’u treguar të vërtetën lidhur me Shqipërinë. Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

 

Nga ana e BE, lidhur me protestën, është kërkuar që të respektohen liritë e qytetarëve, por që të sigurohet edhe mbarëvajtja e takimit. Ndryshe e kanë pritur socialistët që të gjithë njëzëri, përjashto kryeministrin Edi Rama që nuk ka komentuar deri më tani, e kanë cilësuar tubimin e Berishës si “tradhëtarë” dhe bedelë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME