A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët:

60 peta për bakllava
1 filxhan stika të grira imët
½ filxhan vaj ulliri i lehtë
½ filxhan gjalpë I tretur
400 – 500 gram stika të grira imët

Për Sherbetin:
2 filxhan uji
2 filxhan sheqer
Lëngu i një gjysmë limoni
½ filxhan mjaltë

 

Përshkrimi:
Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.

 

Mënjanë në një tigan të vogël ngrohim vajin me gjalpin derisa të filloji të marrë pak vale (sa të krijoj bulzat dhe pastaj e heqim se digjet menjëherë).

 

Ndërkohe fillojmë përgatitjen e bakllavasë ku si fillim marrim 3 petët e para dhe i shtrojmë në tepsinë që kemi lyer më parë me vaj ulliri, e spërkasim çdo petë me vajin e ullirit dhe gjalpin që kemi ngrohur më pare dhe hedhim gjithandej pa u kursyer stikat e grira.

 

Vazhdojmë kështu duke vendosur 2 peta dhe duke i spërkatur gjithandej me vajin e stikat dhe në fund e mbyllim me 3 peta, e presim sipas dëshirës dhe hedhim mbi të gjithë sipërfaqen e bakllavasë vajin e mbetur.

 

Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas të cilave menjëherë sapo e nxjerrim nga furra hedhim gjithandej nëpër të sherbetin të cilin e kemi në temperaturë ambienti.

 

E lëm të pushoj për 24 orë në mënyrë që mjalti të përthithet më së miri para se ta konsumojmë.

 

SUGJERIM: Në fillim vendosim 3 peta bakllava pastaj arrat e grira, me pas 2 peta bakllava dhe arrat e grira (e përsërisim këtë procedurë për 10 shtresa) dhe e mbyllim me 3 petë bakllava = në total rreth 11 – 12 shtresa.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...