“Partneri më tha o mua, o macen”, Françeska Hysi: Si mund të mos e duash këtë?

Kafshët shtëpiake të dhurojnë shumë dashuri, por ato kanë nevojë për shumë kujdesje dhe përkushtim.

 

Ndonjëherë mbajtja e një kafshe mund edhe të bëhet problem për njerëzit e tjerë rreth e qark e sidomos kur jeton në pallat.

 

Në “Aldo Morning Show” u diskutua pikërisht për këtë temë, a duhen mbajtur kafshët në pallat? Një nga telefonueset e ditës së sotme ishte dhe aktorja Françeska Hysi, e cila doli në lidhjen direkte së bashku me macen e saj. Ajo ka treguar se në fillim partneri i saj nuk ka qenë dakord me mbajtjen e një maceje, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar.

 

Aldo: Ke patur probleme me komshinjtë?

 

Françeska Hysi: Nuk cënon fare as hapësirat e përbashkëta, as nuk mjaullin sa të shqetësoj banorët e tjerë. Dhe nuk kam patur probleme.

 

Aldo: Ti problemin e ke me njerëzit e shtëpisë, apo jo?

 

Françeska Hysi: Unë gjithë jetën kam jetuar me macen, e kanë pranuar tani.

 

Megi Latifi: Por nëse vjen një partner që thotë o mua, o macen? Se ndodh.

 

Françeska Hysi: Unë e kam një partner që më thoshte o mua, o macen, sapo hapet dera e shtëpisë nuk më thërret mua, por thërret macen. Po shikoje vetë, si mund të mos e duash këtë?

 

Aldo: Ça është, mace a maçok?

 

Françeska Hysi: Maçok angora turke, domethënë një racë shumë e dashur.

 

Aldo: Racë e dashur por kur i vjen vakti, i ziu “heq picirr”, përderisa nuk del nga shtëpia.

 

Françeska Hysi: I vjen vakti, por ia kemi ndërprerë mundësinë t’i vijë vakti.

 

Aldo: Francezët i thonë tredhje. Po mirë nuk i keni cenuar dinjitetin?

 

Françeska Hysi: Edhe unë kam qenë e shqetësuar për këtë.

 

Aldo: Në fakt, në fakt jashtë batutave, përderisa ti i dhuron dashuri dhe maçoku të jep dashuri. I ke cenuar dinjitetin.

 

Françeska Hysi: Unë kam jetuar me mace gjatë gjithë jetës sime, Oreo nuk është macja e parë. Edhe më herët jam interesuar për këtë gjë, ia cenon jetëgjatësinë, a cenon karakterin e maces.

 

Është e vërtetë që i ndodh të bëhet pak më e qetë. Nuk janë më aq lozonjare saç janë kotelet në fillim kur nuk janë të kastruara. Asgjë tjetër nuk ndikon më. Ai është 5 muajsh dhe nuk e njeh fare si ndjesi. Pra nuk është se e kam marrë të rritur që ai e dinte, të themi i ka ardhur njëherë vakti.

 

Aldo: Mos harro që i ke mohuar seksin.

 

Françeska Hysi: Unë nuk e shikoj në këtë lloj mënyre.

 

Aldo: Se shikon ti po e shikon ai.

 

Françeska Hysi: Po ta shikonte ashtu do ndihesha shumë keq.

 

Aldo: Prandaj po vazhdoj ta bëj që të ndihesh keq

 

Françeska Hysi: E gjitha kjo bëhet që të mos shumohen kafshët dhe të mos mbetet shumica e tyre në rrugë. Pra bëhet për të ulur numrin e shumimit./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME