Ishte kthyer përfundimisht nga Anglia/ Pjetri dërgoi vajzën për ndihmë, u hodh për të shpëtuar djalin që e mori rrjedha

Pjetër Rushaj humbi jetën ditën e djeshme së bashku me djalin e tij Jason në Bogë të Malësisë së Madhe.

 

Të dy, bashkë me vajzën po udhëtonin me mjetin e tyre tip Mercedes Benz, por rrjedha e madhe e ujit ka marrë përpara Benzin e më pas edhe dy viktimat, që u gjetën të vdekur pas 16 orësh kërkimesh.

 

Pjetri ishte një biznesmen i njohur në zonën e Shkodrës, teksa kishte lënë Anglinë për tu vendosur në Shkodër, ku kishte ndërtuar dy shtëpi turistike në Bogë, së bashku me vëllanë e tij. Pas shirave të shumtë, Pjetri ishte nisur të shkojë për të parë shtëpitë e tij nëse ka pasur dëme materiale.

 

Së bashku me Jasonin 14-vjeçar dhe vajzën 16-vjeçare, Rushaj ka tentuar të kalojë një përrua në zonën e “Grykë Lugjes”. Në atë përrua autoritetet nuk e kishin parë të arsyeshme të ndërtonin një urë, por banorët dhe makinat kalonin mes përroit. Rrjedha ka qenë aq e fuqishme, sa nuk e ka lejuar Benzin të përparojë.

Në atë moment, 50-vjeçari dhe dy fëmijët kanë mundur të dalin nga makina dhe Pjetri i ka kërkuar vajzës të shkojë në fshatin më të afërt për të kërkuar ndihmë nga banorët për nxjerrjen e makinës. Më pas një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin 14-vjeçar, ndërsa Rushaj është hedhur për të shpëtuar të birin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...