Mori 15 kg djath nga Shqiperia me vete, emigranti merr gjobën marra mëndëse në kufi

Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, ndërsa kthehej nga pushimet për në Austri, kishte marrë në makinën e tij djathë dele. Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i vendosën një gjobë prej afro 1000 euro.

 

48-vjeçari shqiptar, për ndërrimin e viteve kishte qenë për vizitë te familja në vendlindjen e tij dhe të hënën, më 3 janar, ai kishte vendosur të kthehej në Austri.

 

 

Një nga familjarët e tij i kishte dhënë atij 15 kilogramë djath dele të përgatitur nga vetë familja.

 

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin, pasi ndalohet rreptësisht transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat.

 

Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë.

 

 

“Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, në të kundërt nuk do të më kthenin pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”.

 

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën. Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend. “Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, shtoi ai.

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas martesës. Mediat e huaja shkruajnë se Flint humbi jetën papritur, duke lënë zemërthyer familjen,...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas këngëve hite të artistëve të njohur botëror, por kohët e fundit edhe të këngëve të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Horoskopi Dhjetor 2022 nga Branko. Cilat janë shenjat që përkëdhel fati në muajin e fundit të vitit

  Horoskopi Branko, Dashi   Muaji dhjetor do të jetë një pararojë...

Dasma kthehet në tragjedi, këngëtari ndërron jetë pak orë pas martesës

Kantautori Jake Flint ka ndërruar jetë vetëm pak orë...

Dikur e varfër dhe me kredi, ja sa është pasuria e Bebe Rexhës në ditën e sotme

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është ylli që fshihet pas...