Pas imitimit në program, vjen komenti “pikant” i Borës për Salsanon

Në një intervistë Salsano Rapi, pak ditë më parë foli për imitimin e Bora Zemanit në show-n e argëtimit “Portokalli.”

 

Prej disa të dielash, aktori vendoset nën petkun e moderatores, imitim i cili ka shkaktuar të qeshura dhe është pëlqyer nga publiku, Salsano u shpreh se Bora ka qenë dashamirëse përsa i përket asaj pjese, duke shtuar se ka edhe ekzagjërim për shkak të show-t.

 

 

Mirëpo së fundmi, në “Dancing With The Stars”, Zemani nuk ia ka kursyer dy fjalë Rapit teksa po prezantonte performancën e tij të mbrëmjes.

 

“Nëse ai do të shihej të dielave në pasqyrë mund të dukej si kushdo por jo si Bora Zemani.” Kështu e prezantoi moderatorja Bora Zemani aktorin që e imiton çdo të diel në spektaklin e humorit “Portokalli”.

 

Kujtojmë që gjatë intervistës Salsano u ndal edhe tek eksperienca e tij deri tani në show-n e kërcimit, aktori dhe prezantuesi i njohur tregoi se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje.

 

Jo vetëm kaq por ai zbuloi edhe konkurrentin më të fortë sipas tij, i cili tha se është Ardit Çuni, gjatë fjalës së tij, Salsano u shpreh se ka probleme me përqëndrimin dhe shpeshherë i harron hapat.

“Tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua, kam përshtypjen që vuan shumë me mua. Kam probleme përqendrimi, nuk i mbaj mend hapat. Lori thotë si ka mundësi se ta kam shpjeguar shumë herë”, tha Salsano në “Wake Up”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...