Dëshmia zbulon skandalin e madh: Ja çfarë ndodh brenda institucioneve për fëmijët jetim. Si kthehen në kontigjent të krimit

“Për mua është një fasadë e mrekullueshme, nga brenda më keq se ferri i Dante Aligerit.

 

Gjithmonë bazuar në rrëfimet e sime bijes. Ajo ka përjetuar përleshje deri në ekstrem, dhunë, drama psikologjike. Ka pasur edhe orgji, marrëdhënie, lidhje që krijonin që në atë moshë, institucioni ka qenë pa kamera” u shpreh, Nëna e vajzës së mitur të dhunuar.

 

“Në këtë institucion ka probleme të trajtimit të këtyre fëmijëve ku një pjesë prej tyre kanë braktisur shkollën, fëmijë të rritur përdorin lëndë narkotike brenda mureve të këtyre institucioneve, fëmijët e rritur ushtrojnë dhunë fizike dhe verbal mbi fëmijët e vegjël, ushtrojnë dhunë psikologjike mbi personel.

 

Ka fëmijë problematikë që dalin nëpër Tiranë dhe lypin në emër të fëmijëve më të rritur. Ka fëmijë problematikë që grabisin marketetet. Kemi një fëmijë kontigjent të rajonit nr 1. Dy herë ky komisariat e ka marrë dhe e ka parë rastin e tij si fëmijë me rpoblematika penale”u shpreh, Ilir Çumani Drejtori Përgjithshëm i institutit kombëtar i integrimit te jetimeve shqiptar.

 

Sipas të dhënave konfidenciale të siguruara nga komunikatat e brendshme policore, janë 5 fëmijë të moshës 12-15 vjeç të identifikuar të cilët janë shndërruar në tutorë për më të vegjlit brenda institucionit të kujdesit. Këta fëmijë, rezidentë në “Zyber Hallulli” janë problematikë dhe rekrutojnë minorenët e tjerë po nga institucioni i përkujdesit shtetëror dhe i nxjerrin nëpër Tiranë për të lypur.

 

Këta fëmijë problematikë identitetet e të cilëve nuk mund ti bëjmë publike për shkak të moshës, raportohen se shkatërrojnë mjediset e brendshme dhe orenditë brenda institucionit. Ata ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike tek fëmijët e vegjël brenda në institucion dhe përmes dhunës i nxjerrin për të lypur.

 

Njëri prej tyre raportohet se ka braktisur shkollën, vjedh dhe shëtit rrugëve të Tiranës duke lypur të holla tek qytetarët. Madje, raportohet si përdorues I lëndëve narkotike.

 

“Në 25 korrik, 2022, ka grabitur 700 – 800 mijë lekë në arkën e Market “J…”, pranë Drejtorisë së Higjenës, dhe më dt. 25 korrik, 2022 është ndaluar nga Komisariati i Policisë i Rajonit nr. 1. Po më 21 shtator, 2022, është ndaluar sërish nga ky komisariat….”

 

Për të ballafaquar këto informacione dhe për të rrëmuar më tej, Inside Story iu drejtua me kërkesë Shërbimit Social Shtetëror për xhiruar brenda ambjenteve të institucionit të kujdesit. Për këtë qëllim Shërbimi Social Shtetëror ngriti një ekip për të shqyrtuar kërkesën dhe konkludoi në përgjigjje negative.

 

“Lidhur me kërkesën për xhirime brenda Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” ju bëjmë me dije se për arsye të mbrojtjes së privatësisë së fëmijëve dhe të drejtave te tyre, bazuar në Ligjin për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijës dhe Konventën e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, nuk mundësohet hyrja për qëllimin e kërkuar nga ju.”

“Më fol për atë vajzën”/ Gjuajti me grusht Berishën, del video e Gerti Shehut

Kryedemokrati Sali Berisha u dh u nua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu.   Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të...

Naim Abazi: “Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni e rrah në mes të rrugës…”

Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...