“Fejesa dhe martesa me jashtë”, astrologia Meri Shehu ka një super lajm për këtë shenjë horoskopi

Astrologia Meri Shehu ka treguar se çfarë na pret këtë javë. Ajo është shprehur se na pret një javë e këndshme, por nga fundi i javës do ketë disa zhgënjime.

 

“Ata që do kenë kujdes do jenë 10 ditëshat e tretë në këtë fundjavë të binjakëve shigjetarëve peshqve dhe virgjëreshave. Këto 4 shenja preken nga një lloj zhgënjimi në fundjavë. Po e kaluan me sukses mendoj se zhgënjimi s’ka ç’bën më”, u shpreh astrologia Meri Shehu

 

Meri ka dhënë edhe yjet për secilën shenjë:

Dashi 3 yje- Çështjet ekonomike janë shumë të rëndësishme për Dashin në këtë periudhë, deri nga mesi i javës mund ta shfrytëzojnë. Pastaj çlirohen, do kenë kontakte me jashtë, njohje me jashtë, fejesa, martesa me jashtë. Kujdes marrëdhëniet me të afërmit dhe komshinjtë, mund të keni debate.

 

Demi 2 yje– Shumë planete do futen në Shigjetar përballë kanë të gjithë planetet në Akrep nuk kanë rrugëtim të qetë, gjithmonë rrugëtimi është me pengesa. Do merren me çështjet ekonomike me llogaritje të situatave, për momentin kanë pengesa në jetën personale dhe ekonomike.

 

Binjakët 2 yje- Deri sa të vijë fundi i javës kemi lajme të mira, mund të kenë punë të reja, biseda shumë të rëndësishme. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë këto dy yje mund të dalin të dyfishuar mund të themi dhe mund të shkojnë edhe 4.

 

Gaforrja 3 yje– Është një nga shenjat e favorizuara, me planetet në Akrep. Të gjitha këto japin avantazheve në dashuri në projekte në situata jashtë mase romantike, romancë e gjallë gaforret, fejohen, martohen, dalin shëtitje, njihen, bëjnë libra. Kanë një periudhë euforie në fushën e ndjenjave, pastaj fillon një punë e rëndësishme për to por gjithmonë me jashtë.

 

Luani 4 yje– Edhe Mërkuri edhe Afërdita futen në Shigjetarë dhe Luani më në fund çlirohet nga kontradiktat familjare. Do dalin në një dimension të ri do fillojnë të dashurojnë, të projektojnë, të shkëlqejnë të shpenzojnë, pra shikojmë çlirimin e luanëve në mes javë e tutje.

 

Virgjëresha 2 yje– Nuk është shenja më e favorizuar. Fundi i javës nuk është shumë i mirë. Duhet ët kenë kujdes në ato që kanë projektuar se mund të përjetojnë ndonjë përmbysje, mund të marrin ndonjë vendim të vështirë që mund të prekin çështjet e punës, ato familjare, por edhe shëndetësore. Duhet të jenë të kujdesshëm të paktën deri sa të kaloj e diela.

 

Peshorja 5 yje– Shumë mirë nga ana ekonomike, edhe te bitcoin mund të rifitojnë pikët. Do kenë fat edhe atje ku duket se nuk ka.

 

Akrepi 4 yje-Afërdita dhe Mërkuri janë akoma në shenjën e tyre, të paktën deri nga e mërkura, kjo do të thotë se do lëvizin do komunikojnë, do dashurojnë, do merren me lekë, me lëvizje me udhëtime, me kontakte të shumta. Më pas do fillojë një periudhë revanshi ekonomik, por në fundjavë mund të zhgënjehen në çështjet erotike.

 

Shigjetari 4 yje– Futet Mërkuri dhe Afërdita në shenjën e shigjetarëve kështu që marrin stafetën për shumë gjëra, do futet dhe Dielli më pas. Por deri atëherë disa gjëra duhet t’i mbajnë sekret. Nuk janë të deklaruar akoma gjërat janë të bllokuara, duhet të presin mesin e javës për t’u çliruar.

 

Bricjapi 2 yje- Futen shumë planete në Shigjetar, kjo nuk do të thotë periudhë e mirë. Do kenë probleme me punë në, probleme personale, disa martesa dhe bashkëpunime do kthehen mbrapsht ose do vonohen. Kjo do të thotë se shumë bricjapë nuk e gjejnë veten e tyre mirë, por deri të mërkurën do e gjejnë veten shumë mirë.

 

Ujori 4 yje- Janë një nga shenjat që sido të jetë kanë fat. Kishin fat në karrierë, në biznes, në reklamime. Të gjithë ujorët marrin një revansh të mirë dhe me futjen e planetëve në Shigjetar do kenë kontakte dhe jetë socialë shumë pozitive.

 

Peshqit 3 yje- Do merrnin 5 yje por lidhja e fundit Mars- Neptun në shenjën e tyre është shumë zhgënjyese dhe të gjitha dhuratat që mund t’ju sjelli java mund t’u ikin në fundjavë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...