Shkodër, kalimtarja aksidentohet në vijat e bardha/ Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditëve në rrugët e qytetit

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të Hënë në qytetin e Shkodrës. Një makinë ka përplasur një grua me bicikletë e cila ishte duke kaluar në vijat e bardha.

 

E aksidentuara është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se brenda pak ditësh në Shkodër kanë ndodhur dy aksidente ku kalimtarët me bicikleta përplasen në vijat e bardha. Një i ngjashëm më askidentin e sotëm u regjistrua 5 ditë më parë në lagjen “Perash” pranë vendit të njohur si rrugica e “Koplikëve”.

 

Një makinë përplasi një grua e moshës 60 vjece e cila po lëvizte me bicikletë po në vijat e bardha. Sipas deshmitarëve në vendin e ngjarjes kalimtarja po levizte me bicikletë kur papritur makina e ka goditur duke e hedhur rreth 2 metra më tutje.Por për fat të mirë të dyja ngjarjet përfunduan pa viktima.Mungesa e sinjalistikës rrugore por edhe pakujdesia e shoferëve bëhen shkak edhe për aksidente të mundshme.

 

Shpeshherë kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën, mund të kthehet në rrezik për këmbësorët nëse ata nuk janë vigjilentë ndaj automjeteve që kalojnë në rrugë.Megjithatë policia rrugore duhet ti japë më tepër rëndësi të veçantë ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...